Single Raport 24 - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit

 

Prishtinë, 15 shtator 2023  – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik, se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë Themelore janë ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetegjashtë (26) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatëmbëdhjetë (17) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër (4) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar, në dy raste të ndara. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, në katër raste të ndara. 

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprës penale si dhe ka parashtruar një (1) Kërkesë për caktimin e paraburgimit, kundër një të pandehuri.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi.

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori

Prokuroritë

Prokuroria Speciale

Prishtinë

 Prizren

  Pejë

Gjilan

Gjakovë

Mitrovicë

Ferizaj

       Total:

Aktakuzat

personat

1 – 2

9 - 10

9 - 11

/

2 – 2

        /

1 – 1

        /

   22 - 26

Ndalimet

/

6

      3

     4

1

      1

1

1

        17

Paraburgimet:

 kërkesat - personat

/

1 – 1

      /

     /

/

1 – 1

      1 – 1

1 - 1

      4 – 4

Bastisjet

/

/

/

/

/

/

/

/

          /

Sekuestrimet

/

/

/

/

/

/

/

/

/



Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Aktakuzat:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër dy (2) të pandehurve për veprat penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë ( i cili ishte në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale), aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

                                    


Prokuroria Themelore Prishtinë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në raste ndaras, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”, një (1) person për veprën penale “Kanosja”, një (1) person për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe “Sulmi ndaj personit zyrtar”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”.

 


Prokuroria Themelore Prizren

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, pasi që të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Grabitja”. Ndërsa, nga Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) pers

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Prizren gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”;

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Kanosja”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lëhtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.


Prokuroria Themelore Pejë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër  (4) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale, në katër raste të ndara.  Tre (3) persona janë ndaluar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe një person i ndaluar për veprën penale “Lëndim  i lehtë trupor”.


Prokuroria Themelore Gjilan

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’.


Prokuroria Themelore Gjakovë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjakovë- Departamenti i përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhja”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja”.


Prokuroria Themelore Mitrovicë

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale Dhuna në familje”.

 

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.


Prokuroria Themelore Ferizaj

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprës penale “Dhuna në familje”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale“Lëndimi i lehtë trupor”.


Shkarko raportin 24 orësh