Drita Hajdari është e lindur më 13 dhjetor 1958 në Prishtinë.
Pas diplomimit në Fakultetin Juridik në Prishtinë në vitin 1983 është punësuar si praktikante në Gjykatën Komunale në Vushtrri, ku pastaj në vitin 1984 është emëruar si gjyqtare e asaj gjykate.
Nga viti 1988-1990 ka punuar si gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Viteve të 90-ta ka qenë avokate.
Në vitin 1999 është emëruar prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë, të cilën detyrë e ka ushtruar gjer në fund të vitit 2000 kur është punësuar si instruktore ligjore në Shkollën Policore në Vushtrri.
Për më tepër se shtatë vite ka punuar si inspektore gjyqësore, e një kohe edhe udhëheqëse, e Inspekcionit Gjyqësor pranë UNMIK-ut, si dhe Këshilltare e lartë ligjore në projektin e USAID/NCSC.
Nga viti 2010 gjër në fund të vitit 2013 ka qenë prokurore në Prokurorinë e Qarkut në Prishtinë dhe koordinatore kombëtare për luftimin e korrupsionit.
Ka vijuar trajnime të shumta vendore dhe ndërkombëtare dhe është trajnere e certifikuar pranë Institutit Gjyqësor të Kosovës. Nga dhjetori i vitit 2010 është kryetare e Shoqatës së Prokurorëve të Kosovës.
Në nëntor të vitit 2013, ka magjsitruar në Universitetin AAB në Prishtinë me temen “Hetimi i veprave penale të korrupsionit”.
Tani ushtëron detyrën e Prokurores speciale në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Gjuhet: shqip (gjuha amtare), anglisht dhe serbisht