Prokuroria E Apelit - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars


Arian Gashi, u lind më 31.05.1980 në Suharekë. Diplomoi në Fakultetin Juridik në vitin 2003 ndërsa provimin e Judikaturës e përfundoi në vitin 2007.

Pas diplomimit filloi punën si Mësimdhënës i lëndëve juridike me nxënës të ciklit të mesëm në Suharekë. Përfundoi praktikën si avokat praktikant në vitin 2004 ku menjëherë filloi punën si  Zyrtar i Shërbimit Sprovues të Kosovës duke u avancuar më pastaj pas tri vite në pozitën e  Shefit të Divizionit për Ekzekutimin e masave dhe dënimeve alternative në SHSK, Ministria e Drejtësisë. Nga viti 2008-2010 ka punuar si Auditor Gjyqësor në Njësinë e Auditimit Gjyqësor në Këshillin Gjyqësor të Kosovës. Nga muaji mars-korrik 2010 ka punuar Zyrtar për Vlerësim Profesional në Komisionin e Pavarur Gjyqësor dhe Prokurorial - IJPC. Nga korriku 2010 gjer në dhjetor 2012 ka punuar si Këshilltar Ligjor i Gjyqtarëve të Eulex-it.

Gjatë viteve 2014-2015 ka kryer me sukses studimet post diplomike në Universitetin Wake Forest University në Carolinen  e Veriut - SHBA ku ka marr titullin “Master of Law in American Law”.

Ka ndjekur trajnime të ndryshme ku është Qertifikuar në: Procedurë penale, civile, Administratë publike, Shkrim ligjor, Ndërmjetësim, Arsyetim ligjor, Mbrojtja ndërkombëtar e të drejtave të fëmijëve, Ndihma Juridike Ndërkombëtare, Programi – NITA, Hetimi me Narkotik, Ekstremizmi i dhunshëm – Radikalizmi organizuar nga ICITAP etj.

Përveç gjuhës amëtare flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht.

Ka marr pjesë në vizita studimore të ndryshme në Suedi, Rumani, Poloni, Gjermani etj

Përvoja e tij llogaritet rreth 13 vite.

Me 28 dhjetor 2012 nga Presidentja e vendit zjn.Atifete Jahjaga, dekretohet prokuror ne Prokurorinë Komunale në Gjakove, ndërsa me 28 dhjetor 2015 merr mandatin e përhershëm të Prokurorit të Shtetit.

Email: arianit.gashi@rks-psh.org


Emri: Arben Ismajli

Profesioni: Jurist

Data e lindjes: 7 korrik 1976

Kombësia: Shqiptar

Statusi: I martuar

 

Pozicioni aktual profesional:

Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës

 

Përmbledhje e karrierës:

2016 - aktualisht:

Anëtar i Këshillit Prokurorial të Kosovës

2015-aktualisht:

Prokuror në Departamentin e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Gjilanit

2012-2015:

Prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore të Gjilanit

2010-2012:

Bashkëpunëtor Profesional në Gjykatën Supreme të Kosovës

2007-2010:

Bashkëpunëtor Profesional në Prokurorinë Publike Komunale të Gjilanit

2005-2007:

Bashkëpunëtor Profesional në Avokaturë në Viti  

2004:

Ndërmjetësues në ”Care International Kosova”

2003-2004:

Praktikant në Avokaturë në Viti

 

Arsimimi:

2003:

Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës

2006:

Provimi i Jurisprudencës

2007:

Studimet Postdiplomike në Programin Master, Drejtimi-Penal

Emri:   Agron Bajrami
Data e lindjes:    31. 10 .1978
Vendi i lindjes: Prishtinë-Kosovë
Shtetas: Kosovar       
Adresa: Prishtinë-Kosovë   

Njohuri në gjuhë:

* Gjuha shqipe (gjuhë amëtare)
* Gjuha Serbo-kroate
(rrjedhshëm në të folur dhe të shkuar)     
* Gjuha angleze
(mesatare ne te folur dhe ne te shkruar)

EDUKIMI

•    Studimet Master drejtimi juridik-penal: te perfunduara 2012
•    Programin Fillestar per Arsimim Ligjor per Gjyqtar/Prokuror, 15 mujor, ne Institutin Gjyqesor te Kosoves, diplomuar 03 dhjetor 2010.
•    Provimi i Jurisprudences, 2005
•    Jurist i diplomuar Universiteti i Prishtinës – Fakulteti Juridik 2003
•    Shkolla e mesme – Gjimnazi “Xhevdet Doda” 1997 Prishtine

NJOHURITË KOMPJUTERIKE

Njohuri të shkelqyera në përdorimin e kompjuterit si në Windoes office (Word, Exel, Power Point, etj), Outlook, Internet etj.

PËRVOJA E PUNËS

Pozita e tanishme:

-Nga data 04 Nentor 2013 dhe Vazhdon

Prokuror Special, ne Prokurorin Speciale te Republikes se Kosoves.

Pozitat e me hershme:

-Nga data 22 Tetor 2010 deri me 04 Nentor 2013

Prokuror i Shtetit, ne Prokurorin Themelore ne Prishtine.

-Nga data 01 dhjetor 2006 deri me 22 tetor 2010

Udhëheqës i Divizionit për Përfaqësime Gjygjësore në Qeverinë e Kosovës,      

Departamanti per Cështjeve Ligjore - Ministria e Drejtësisë – Republika e Kosovës

-Nga viti 2003/2004 nje (1) vite i plote,

Praktikant, Prokuroria publike komunale, Prishtinë, Kosovë

PJESËMARRJA NË SHKOLLA DHE KURSE SPECIALE

Janar 2004

Trajnimi “Bar Exam” organizuar nga Instituti Gjygjësor I Kosovës dhe OSBE

Tetor 2006-Mars 2007

DLA Piper US LLP

“Trajnime ne Fushen e Draftimit dhe Politkave ne Legjislacion, Etike Ligjore, Avokim, dhe nga Fusha e Perfaqesimit Gjyqsore” Organizuar nga USAID.

Janar 2007

“Programi I trajnimit  per aftësi menagjeriale per MOJ”organizuar nga Vector brief ËL & USAID

May 2007

“Aftësi menagjeriale” organizuar nga ANTTARC, etj.

Shtator-Dhjetor, 2007

Shkollen per Integrime Evropiane :

Pjesmarrja ne ligjerata, debate, dhe tryeza  brenda dhe jashte Kosoves

20 dhjetor, 2008

Shkollen Politike, prane Institutit per Studime Polititke ne Prishtine :

Pjesmarrja ne ligjerata debate dhe tryeza brenda dhe jashte Kosoves.

Pjesmarrja si Prokuror, ne shume trajnime dhe seminare brenda dhe jashte shtetit.

PUBLIKIME

Autor ne revisten shkencore ‘Justicia’  te Institutit Gjyqesor te Kosoves