Xhevdet Bislimi
Ka lindur më 15.12.1959 në fshatin Shipol Komuna Mitrovicë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërkaq shkollën e mesme gjimnazin e atëhershëm ‘’Silvira Tomazini’’ në Mitrovicë.
Në fillim të vitit 1986 diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Kosovës në Prishtinë duke fituar titullin jurist i diplomuar.
Më 01.08.1986 filloi punën praktike në Gjykatën Komunale në Mitrovicë. Pas 8 muajsh emërohet gjyqtar pranë të njëjtës gjykatë ku ushtroi funksionin e gjyqtarit deri me grevën e 3 shtatorit të vitit 1990, kur u shkarkua nga ky funksion.
Më 01.01.2000 rifillon punën në pozitën e gjyqtarit pranë të njëjtës Gjykatë, ndërsa në muajin maj të vitit 2004 emërohet prokuror i Prokurorisë së Qarkut në Mitrovicë, të cilët pozitë e ushtroi gjer më 31.12.2012.
Nga 1 janari 2013 vazhdon punën si prokuror në Prokurorinë e Apelit në Prishtinë.