Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Prizren, 03 dhjetor 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër L.K., F.K., R.Sh., A.Sh., dhe G.B., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2, pika 2.6 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, me dat&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për shitje të narkotikëve dhe për detyrim
Aktakuzë për shitje të narkotikëve dhe për detyrim

Prizren, 02 dhjetor 2019 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 lidhur me nenin 31, si dhe veprën penale “Detyrimi” nga neni 328 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal t&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit
Aktakuzë për rastin e Oliver Ivanoviqit

Prishtinë, 2 dhjetor 2019 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër gjashtë personave N.S., M.R., S.A., D.M., Z.J., R.B. për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ndihmë në kryerjen e veprës penale Vrasje e rëndë”, “...

Lexo më shumë
Reagim nga Prokuroria Speciale
Reagim nga Prokuroria Speciale

Prishtinë, 01 dhjetor 2019 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, reagon ndaj shkrimit të publikuar në media, më 30 nëntor 2019 me titull “Kurti kritikon Prokurorinë Speciale, kërkon të gjykohen “masakruesit e popullit”. Për hir të informimit të drejtë e të saktë të opinionit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin se në fund të vitit 2018, ka trashëguar nga EULEX-i rreth 900 dosje për Krimet e ...

Lexo më shumë
Dy aktakuza për rastin e veteranëve
Dy aktakuza për rastin e veteranëve

Ferizaj, 29 Nëntor 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave të pandehur për shkak të veprës penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme” nga neni 403 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria njofton se të pandehurit, R.A., dhe N.A., nga Ferizaj, gjatë muajit prill 2018, kanë vënë në lajthim organin kompetent - Ministrinë e Punës ...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër të pandehurve për vrasjen në komunën e Vitisë
Aktakuzë kundër të pandehurve për vrasjen në komunën e Vitisë

Gjilan, 27 nëntor 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.I., S.I., F.I., I.I. dhe H.I., të cilët janë përfshirë në vrasjen në komunën e Vitisë dhe kundër të pandehurit E.I., për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, të cilët gjenden nën ...

Lexo më shumë
Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër 6 zyrtarëve policor
Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër 6 zyrtarëve policor

Gjilan, 27 nëntor 2019 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë (6) zyrtarëve policor, të stacionit policor në Gjakovë, të pandehurve K.GJ., B.P., G.B., A.I., M.U. dhe SH.L. Sipas aktakuzës, i pandehuri K.GJ., më 14 nëntor 2018, në objektin e stacionit policor në Gjakovë, ka keqtrajtuar të dëmtuarin M.A., i cili kishte qenë i arrestuar dhe i prangosur, ...

Lexo më shumë
Përfundon me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra në Prokurorinë Themelore në Prizren
Përfundon me sukses regjistrimi i lëndëve të vjetra në Prokurorinë Themelore në Prizren

Prizren, 27 nëntor 2019 – Në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka përfunduar në tërësi procesi i regjistrimit të lëndëve të vjetra për tri Departamentet Penale (Departamenti i Krimeve të Rënda, i Përgjithshëm dhe Departamenti për të Mitur) në kuadër të zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL). Ekipet trajnuese të angazhuara për kë...

Lexo më shumë