Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

Kryeprokurori Kadriu priti në takim Inspektoratin Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit
Kryeprokurori Kadriu priti në takim Inspektoratin Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit

  Gjilan, 16 prill 2024 – Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, z. Arben Kadriu priti në takim udhëheqësen e Inspektoratit Qendror të Punës për rajonin e Gjilanit, znj. Muhabere Konesha dhe inspektorin e punës z. Bujar Xhelili. Po ashtu në këtë takim mori pjesë edhe prokurorja nga Departamenti Përgjithshëm i kësaj prokurorie, znj. Rozelida Manastiri. Gjatë këtij takimi temë kryesore diskutimi ishte siguria dhe shëndeti në punë, ku ...

Lexo më shumë
PROKURORIA SPECIALE SHENJËSTRON TRI RASTE TË REJA
PROKURORIA SPECIALE SHENJËSTRON TRI RASTE TË REJA

Prishtinë, 16 prill 2024 – Nën udhëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është mbajtur takimi i radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku janë shenjëstruar tre (3) raste të reja me tridhjetë (30) persona të përfshirë në vepra të ndryshme penale. Prokuroria Speciale njofton se në rastin e parë janë përfshirë shtatë (7) persona, ...

Lexo më shumë
NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE
NJOFTIM NGA PROKURORIA SPECIALE

  Prishtinë, 15 prill 2024 – Pas interesimit të madh të mediave, Prokuroria Speciale, njofton opinionin publik se, sipas ftesës së kësaj prokurorie, Rozeta Hajdari, Ministre në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është paraqitur në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e të pandehurës, nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’&...

Lexo më shumë
Aktakuzë për vrasje të rëndë
Aktakuzë për vrasje të rëndë

  Prizren, 15 Prill 2024 - Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173, “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” nga neni 321  sipas Kodit Penal të ...

Lexo më shumë
Aktakuzë kundër katër zyrtarëve të Ndërmarrjes Trepça SH.A për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Konflikt interesi
Aktakuzë kundër katër zyrtarëve të Ndërmarrjes Trepça SH.A për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe Konflikt interesi

  Mitrovicë, 15 prill 2024 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurve H.U., Q.B., S.I., dhe Xh.T për shkak të dyshimit të bazuar mirë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar“, dhe  ndaj Xh.T, edhe për veprën penale “Konflikti i interesit”. ...

Lexo më shumë
Kërkohet paraburgim ndaj te dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj
Kërkohet paraburgim ndaj te dyshuarit për vrasjen e rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale V.A., lidhur me rastin e vrasjes së rëndë në Ferizaj. Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rrug&...

Lexo më shumë
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave për dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për disa vepra të tjera penale
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 16 personave për dhënie ryshfeti, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për disa vepra të tjera penale

Prishtinë, 12 prill 2024 Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër 16 të pandehurve me inicialet: E.I, L.S, B.N, F.O, A.E, B.M, M.B, S.S, A.A, L.F, I.K, F.SH, H.K, S.I, S.Q, dhe H.B., në rastin “Subvencionet VI”. Kjo aktakuzë është ngritur për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të ...

Lexo më shumë
Ndalohet një person i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj
Ndalohet një person i dyshuar lidhur me rastin e vrasjes në Ferizaj

Ferizaj, 12 prill 2024 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se rreth orës 14:40 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, ka ndodhur një rast i vrasjes dhe sipas informatave të para dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka ndërruar jetë një person- e gjinisë femërore, ndërsa, një person tjetër- i mitur, ka mbetur i plagosur.  I dyshuari ...

Lexo më shumë