Lajmet - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Lajme

NJOFTIM PËR MEDIA
NJOFTIM PËR MEDIA

Prizren, 22 janar 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se me datë 22 janar 2020 është njoftuar policia se në rrugën “Jusuf Gërvalla” në lagjen Ortakoll në Prizren, në një shtëpi banimi janë gjetur dy persona pa shenja jete me inicialet D.H, dhe S.H, të cilët ishin bashkëshortë mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalur prokurori kujdestar së bashku me policinë dhe ekipin nga Instituti i Mjekësisë ...

Lexo më shumë
Prokuroria e Prizrenit prezanton raportin e punës për vitin 2019
Prokuroria e Prizrenit prezanton raportin e punës për vitin 2019

Prizren, 21 janar 2020 – Prokuroria Themelore në Prizren, sot ka mbajtur konferencë për media në të cilën u prezantua raporti i punës për vitin 2019 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2020. Kryeprokurori Admir Shala theksoi se, Prokuroria Themelore në Prizren, nga vitet paraprake në fillim të vitit 2019 për personat madhor dhe të mitur ka trashëguar gjithsej 987 kallëzime penale me 1642 persona. Ndërkaq, gjatë periudhës Janar – Dhjetor të vitit 2019, ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për tentim vrasje
Aktakuzë për tentim vrasje

Gjilan, 21 janar 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit A.M., për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, i cili gjendet në masën e paraburgimit që nga data 31 janar 2019. Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., më 30 dhjetor 2019, rreth orës 16:20 minuta, ka tentuar që të privojë nga jeta të dëmtuarin S.J., në atë mënyrë që pranë ...

Lexo më shumë
Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist
Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 20 janar 2020 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti Special, kundër V.B., për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së. Prokuroria Speciale njofton se e pandehura V.B. me qëllim për t’iu bashkangjitur grupeve terroriste “ISIS” dhe "AL-Nusra” në Siri dhe Irak, më 26.09.2014 duke vepruar ...

Lexo më shumë
Kryeprokurori i Shtetit priti në takim menaxheren e Projektit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit
Kryeprokurori i Shtetit priti në takim menaxheren e Projektit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 20 janar 2020 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim njoftues menaxheren e Projektit të Iniciativës Rajonale Kundër Korrupsionit, Desislava Gotskova. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi për forcimin e kapaciteteve të prokurorëve për zbatimin efektiv të kthimit të pasurisë në pajtueshmëri me praktikat evropiane përmes konfiskimit të zgjeruar, nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe promovimin e praktikave të ...

Lexo më shumë
Prezantohen zhvillimet në administratën e sistemit prokurorial të Kosovës
Prezantohen zhvillimet në administratën e sistemit prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 17 janar 2020 – Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, para të pranishmëve ka folur për administratën e sistemit prokurorial. Drejtori Krasniqi, fillimisht ka thënë se administrata e sistemit prokurorial ndahet në dy pjesë, atë të Këshillit Prokurorial dhe të Prokurorit të Shtetit, të cilët ...

Lexo më shumë
Koordinatori Fazliu informoi prokurorët me ndryshimet e reja ligjore në sferën e konfiskimit
Koordinatori Fazliu informoi prokurorët me ndryshimet e reja ligjore në sferën e konfiskimit

Prishtinë, 17 janar 2020 – Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, informoi prokurorët e Republikës së Kosovës mbi ndryshimet e reja ligjore në sferën e konfiskimit. Kështu, i njëjti paraqiti shkurtimisht bazën e re ligjore, duke u ndalur posaçërisht tek Kodi i ri Penal dhe Ligji mbi Kompetencat e Zgjeruara të Konfiskimit. Po ashtu, Koordinatori Fazliu, ...

Lexo më shumë
Prokurorja Pula, paraqet objektivat e Prokurorit të Shtetit
Prokurorja Pula, paraqet objektivat e Prokurorit të Shtetit

Prishtinë, 17 janar 2020 – Në kuadër të “Konferencës vjetore të prokurorëve”, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, ka paraqitur objektivat e Prokurorit të Shtetit për vitin 2020, si dhe ka prezantuar Planin e punës. Prokurorja Pula, ka potencuar se objektivat e Prokurorit të Shtetit janë, avancimi i punës profesionale të prokurorit të shtetit, fuqizimi i besimit të publikut se prokurori i shtetit është profesional, transparent, llogaridhënës, efikas, ...

Lexo më shumë