Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Mbahet takimi i radhës i Komisionit për Administrimin e Prokurorive

Prishtinë, 17 maj 2023 - Komisioni për Administrimin e Prokurorive i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Veton Shabani, ka mbajtur takimin e radhës, me ç’rast është diskutuar për procesin e rregullt të monitorimit të zbatimit të Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) në punën e prokurorive të vendit.

Gjatë këtij takimi është bërë prezantimi i krahasimit të raporteve manuale të prokurorive themelore dhe është diskutuar për fuqizimin e përdorimit të SMIL-it në kuadër të stafit në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për ngritjen e cilësisë së të dhënave të reja në SMIL.

Gjithashtu, Komision diskutoi edhe për definimin e raporteve statistikore që hartohen për punën e prokurorive dhe të prokurorëve në sistemin prokurorial dhe për intensifikimin e bashkëpunimit me ekspertët ndërkombëtarë.

Në përfundim të takimit, anëtarët e Komisionit, theksuan se synim i tyre mbetet që këto raporte të shënojnë ngritje të cilësisë së të dhënave dhe të ndikojnë në ngritjen e efikasitetit dhe transparencës në punën e prokurorive.