Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit takoi përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile

Prishtinë, 27 mars 2023 – Ushtruesi i Detyrës se Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, me të cilët ka diskutuar për çështje të ndryshme që bien në kompetencë të Prokurorit të Shtetit.

Në takimin e përbashkët u shkëmbyen pikëpamje lidhur me progresin, sfidat dhe gjendjen aktuale në sistemin prokurorial, derisa përfaqësuesit e shoqërisë civile adresuan komentet dhe shqetësimet e tyre në raport me institucionin e Prokurorit të Shtetit.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi, shprehi vlerësimin e tij për rolin dhe punën e organizatave të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë, e të cilat kanë në fokus forcimin e sundimit të ligjit dhe monitorimin e punës së sistemit prokurorial.

Bashkëbiseduesit u pajtuan për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë brenda kompetencave dhe përgjegjësive respektive.