Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit diskuton me kryeprokurorët dhe prokurorët e ZKPSH-së, për sfidat në zbatim të Kodit të Kodit të Procedurës Penale

Prishtinë, 21 mars 2023 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, ka mbajtur takim të Kolegjiumit të kryeprokurorëve të prokurorive të vendit, në të cilin morën pjesë edhe prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Gjatë këtij takimi u diskutua për zbatimin e Kodit të Ri të Procedurës Penale. Me theks të veçantë, për ndryshimet e reja që janë përfshirë në Kodin e Procedurës Penale që ka hyrë në fuqi në muajin shkurt të këtij viti, e me të cilat po ballafaqohen prokurorët në të gjitha nivelet e prokurorive të vendit.  

Po ashtu, gjatë këtij takimi u theksua nevoja e vazhdimit të nxjerrjes së udhëzimeve që do të ndihmojnë prokurorët për tejkalimin e sfidave në zbatimin në mënyrë sa më profesionale të këtij Kodi.

Ndër të tjera, temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe aplikimi i Projektit të SMIL, ku u diskutua për progresin e arritur dhe angazhimin e kryeprokurorëve për të realizuar aplikimin e këtij programi nga të gjithë prokurorët në sistemin prokurorial.

U.D. Kryeprokurori Kelmendi njoftoi të kryeprokurorët dhe prokurorët e ZKPSH-së, se do të ketë monitorim të vazhdueshëm në zbatimin e këtij programi, i cili do të ndikojë drejtpërsëdrejti në ngritjen e efikasitetit, llogaridhënies, transparencës, besueshmërisë dhe  planifikimit më të mirë të punës.