Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Njoftim nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 24 shkurt 2023 –  Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë.