Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vrasje e rëndë ” dhe një (1)personi për shkak të veprës penale “ Ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë”.

Gjilan, 30 Shtator 2022- Prokuroria Themelore ne Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, pas hetimeve disa mujore ka ngritur aktakuzë,  kundër të pandehurve L.J dhe A.I, për shkak të veprës penale “ Vrasje e rëndë”  nga neni 173 paragraf 1 nënparagraf 1.5 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe kundër të pandehurit F.O, për shkak të veprës penale “ Ndihma në kryerjen e veprës penale të Vrasjes së rëndë” nga neni 173 paragraf 1 nënparagraf 1.5 lidhur me nenin 35 të KPRK-së.

Veprat penale nga të pandehurit e sipërshënuar janë kryer me 12.09.2021 në Gjilan ku si pasojë e kësaj vepre është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V, nga Gjilani  dhe vrasja ishte kryer për motive pronësore dhe raporteve të acaruara që kishin pasur tani i ndjeri B.V me nipat e vet – djem të motrave, tani të pandehurit L.J dhe F.O.