Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

NJOFTIM NGA ZYRA E KRYEPROKURORIT TË SHTETIT

Prishtinë, 1 korrik 2022 – Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, nëpërmjet këtij njoftimi për media, shpreh reagimin lidhur me shkrimin e publikuar në mediumin online, Paparaci.com, ku janë publikuar informata për Ushtruesin e Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, të cilat janë të paqëndrueshme, të pabazuara, nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin dhe kanë për qëllim denigrimin e autoritetit dhe prestigjit të U.D. Kryeprokurorit Kelmendi.  

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin se U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të shfrytëzojë rrugët ligjore për t’iu drejtuar Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), për shkelje të kodit të etikës gazetareske, si dhe gjykatës kompetente me padi për shpifje dhe ofendime, duke përfshirë edhe kompensimin e dëmit që i është shkaktuar me anë të këtij shkrimi U.D. Kryeprokurorit të Shtetit.  

Lidhur më këtë, U.D. Kryeprokurori i Shtetit ka angazhuar përfaqësues ligjor për t’i ndjekur të gjitha rrugët ligjore pranë organeve kompetente.