Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Prokurorit të Shtetit dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar

Prishtinë, 16 qershor 2022 - U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ka zhvilluar takim pune me përfaqësuesit e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, të kryesuar nga zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm, Enver Krasniqi dhe zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Pranimit, Ruajtjes së Vlerës dhe Shitjes së Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, Alban Sutaj.

Në fokus të diskutimeve të përbashkëta ishin temat lidhur me sfidat dhe problemet ndër-institucionale si dhe gjetja e rrugëve ligjore në adresimin dhe tejkalimin e tyre.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm i Agjencisë  për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, janë pajtuar që të angazhohen në thëllimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit lidhur çështjet që kanë të bëjnë me pasuritë e ngrira, të sekuestruara dhe ato të konfiskuara përgjatë procedurave penale.