Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon aksioni vullnetar i dhurimit të gjakut në Prokurorinë Themelore në Prishtinë

Prishtinë, 10 qershor 2022– Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut organizuan një aksion vullnetar për dhurim të gjakut, me ç’ rast janë duke iu përgjigjur ftesës për dhurim punonjësit e kësaj prokurorie.

Bashkëpunimi ndërinstitucional ka vazhduar përmes aksioneve të tilla, i fundit në këtë institucion ishte ai i datës 14 janar 2022 për të vazhduar edhe sot, përmes akteve të tilla humanitare që shpëtojnë jetë njerëzish.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ka vlerësuar lart iniciativën e dhurimit të gjakut, duke shprehur mirënjohje për të gjithë dhuruesit vullnetarë të gjakut, si dhe nga ky aksion vullnetar, të dy institucionet shprehën interesim të dyanshëm për të bërë akte të tilla humanitare në vazhdimësi.