Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokurori i Shtetit vlerëson të arriturat e Kosovës në luftën kundër korrupsionit për vitin 2021

Prishtinë, 26 janar 2022 –  Prokurori i Shtetit ka mirëpritur Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021, të përpiluar nga organizata ndërkombëtare ‘’Transparency International’’, ku theksohet se Kosova ka shënuar përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, duke u vlerësuar me 39 pikë, tri më shumë sesa në vitin 2020.

Prokurori i Shtetit vlerëson se kjo është një e arritur e të gjitha institucioneve ligj zbatuese në Kosovë, si dhe i gëzohet faktit që Kosova ka shënuar një progres të tillë,  duke u ngritur për 17 vende, që pa dyshim është meritë e sistemit të drejtësisë në përgjithësi si dhe e sistemit prokurorial në veçanti.

Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për të punuar që Kosova të përparojë edhe më tutje në fushën e sundimit të ligjit, luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe të gjitha dukurive tjera negative.

 

Raporti me të dhëna të detajuara gjendet në link: https://www.transparency.org/en/cpi/2021/index/ksv