Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, i bashkohet shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”

Prishtinë, 3 dhjetor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, iu ka bashkuar sot shënimit të fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila koordinohet nga Zyra e UN Woman-it në Kosovë dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit shoqëror kundër dhunës ndaj grave.  

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në mesazhin e tij për ketë fushatë, ka theksuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore janë thirrje dhe veprim për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke siguruar qasje në drejtësi dhe mbrojtje institucionale për të gjitha gratë, që kanë pësuar nga aktet e ndryshme të dhunës.

Fushata “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore zhvillohet çdo vit në vende të ndryshme të botës dhe ka për qëllim eliminimin e dhunës në baza gjinore. 

#16Days #OrangeTheWorld