Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Prishtinë, 24 nëntor 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër një (1) personi me inicialet S.Q.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri S.Q., me paramendim, me dashje dhe me përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ në Siri, ka lëshuar territorin e Republikës së Kosovës, përmes lidhjeve të caktuara ka shkuar në qytetin Urfa ku janë pritur nga personat e ISIS-it, ku më pas ka depërtuar në qytetin Raka.

I pandehuri i lartcekur, pas regjistrimit në ‘’ISIS’’ ka vijuar trajnimet fizike, taktike dhe luftarake, ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it, në qytetet të ndryshme. Më pastaj i njëjti është dorëzuar tek  Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17.07.2021, me ç’rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.  

Me këto veprime i pandehuri me inicialet S.Q. ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së.