Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Studentët e Fakultetit Juridik vizituan Prokurorinë Themelore në Ferizaj


Ferizaj, 23 Korrik 2021 – Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit publik “Hasan Prishtina” dhe universiteteve private, sot, kanë vizituar Prokurorinë Themelore në Ferizaj dhe janë pritur në takim nga kryeprokurori Shukri Jashari, vizitë kjo e organizuar nga ‘’Lëvizja FOL’’, në kuadër të projektit “Sektori i Drejtësisë në Kosovë- i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent. 

Në këtë takim, Kryeprokurori Jashari, i njoftoi studentët lidhur me mënyrën e funksionimit, strukturën organizative, punën e prokurorit, sfidat dhe të arriturat e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite, studentët diskutuan dhe parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e Prokurorit të Shtetit dhe u njoftuan edhe për mundësinë e programit një vjeçar për praktikantë vullnetarë në Prokurorinë Themelore në Ferizaj. 

Në fund të këtij takimi, Kryeprokurori Jashari, falenderoi studentët për vizitën në prokurori, si dhe, inkurajoi ata që të punojnë shumë rreth ambicieve të tyre, që në të ardhmen, të mund të kontribuojnë në fushën e sistemit të drejtësisë.