Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Ndalohet një person për dhunim


Prishtinë, 18 maj 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, nga neni 227 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari, i paraqitur si person në këndim të Kuranit (Rukexhi) për shërimin e sëmundjeve të ndryshme, dyshohet se në banesën e tij në Fushë Kosovë, gjersa kishte pranuar viktimën për ofrimin e shërbimit-trajtimin shëndetësor, i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur.

Prokurori i Shtetit, ka lëshuar urdhëresë për ekzaminim mjeko-ligjor për viktimën, ndërsa brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.
 
Prokuroria në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rastit në fjalë.