Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

REAGIM


Gjakovë, 17 maj 2021 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, duke u bazuar në shkrimin nga portali “Express”, dhe disa reagime të tjera, lidhur me ftesën nga Policia e Gjakovës, për intervistim të një gazetari në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, lëshon këtë reagim.

Shkrimi i publikuar në portalin Express, më  15 maj 2021, me titullin “Prokuroria e Gjakovës nuk respekton urdhëresën e Aleksander Lumezit, fton në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj”, ju njoftojmë që nuk qëndron dhe një konstatim i tillë  është i pavërtetë, duke qenë se Prokurori i rastit ka ftuar në intervistim gazetarin Mentor Gjergjaj, për veprën penale ”Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, e cila nuk përket me udhëzuesin detyrues të Kryeprokurorit të Shtetit Aleksander Lumezi, që ka të bëjë me mbrojtjen e burimeve të informacionit të gazetarëve.

Prokuroria e Gjakovës, Ju njofton se kallëzimi penal privat i të dëmtuarit G.A., i parashtruar në Prokurorinë Speciale në vitin 2019, ka kaluar në kompetencë në Prokurorinë Themelore në Gjakovë në vitin 2020.

Prokurori i Shtetit, më 07 maj 2021, ka ndërmarrë veprimet hetimore, për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, nga neni 205 paragrafi 1 të KPRK-së, ku i njëjti, në rolin e gazetarit ka shkuar në shtëpinë e të dëmtuarit, dhe e ka incizuar në banimin e tij personal, duke cenuar privatësinë e tij.
Lidhur me këtë , Prokurori i rastit, ka kërkuar intervistimin e të dëmtuarit, G.A.,  dhe në cilësinë e të dyshuarit Mentor Gjergjaj.

Andaj, kërkojmë nga portali “Express” dhe të gjitha mediat tjera, të korrigjojnë titullin e publikuar, ngaqë Prokuroria e trajton me profesionalizëm dhe seriozitet, çdo rast të veprës penale, por edhe të gjitha Udhëzuesit e lëshuara nga Kryeprokurori i Shtetit.


Me respekt,
Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH
Prokuroria Themelore Gjakovë