Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Kërkohet paraburgim për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”

 

Ferizaj, 11 Prill 2021– Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurës V.K., nga Ferizaj, e cila gjendet në ndalim qe nga data 10 Prill 2021, për shkak të dyshimit të bazuar se e njëjta ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo brakstisja e fëmijës” nga neni 243 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas kërkesës së Prokurorisë,  ekziston dyshimi i bazuar se me datë 10 Prill 2021, në banesën e saj, e pandehura V.K., si prind-nënë, i keqtrajton fëmijët e saj, duke përdorur forcë dhe duke i’u shkaktuar lëndime fizike dhe psikike, me ç’rast ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” nga neni 243 paragrafi 1 të KPRK-së.