Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë kundër pesëmbëdhjetë personave

Prishtinë, 11 janar 2021 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Speciale, kundër pesëmbëdhjetë (15) të pandehurve me inicialet A.K, A.K, I.V, B.I,  S.F,  F.M, A.D, Xh.K, E.J, B.H, N.E, H.K, K.M, T.B, D.R , për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, nga neni 300 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1, të Kodit Penal Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Kontrabandimi i Mallrave”, nga neni 317 paragrafi 2, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), “Shmangie nga tatimi”, nga neni 313 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 3, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së), dhe  “Shpëlarje e parave”, në kundërshtim me nenin 302, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ( Kodi Nr.06/L-074), lidhur me nenin 56 (1) (1.5) të Ligjit Nr.05/L-096 "Për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit".

 

Me respekt,

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës