Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore e Mitrovicës trajton me prioritet sulmet ndaj gazetarit Sh.K

Mitrovicë, 23 tetor 2020 – Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se është duke trajtuar me prioritet dy (2) rastet ndaj  gazetarit Sh.K., ku herën e parë më 13 qershor 2020, është tentuar t’i digjet vetura personale, andaj lidhur me këtë është iniciuar rast për veprën penale “Zjarrëvënie në tentativë”.

Ndërkaq, herën e dytë më 18 tetor 2020, të njëjtit gazetar i është sulmuar vetura me plumba, ku prokuroria ka iniciuar rast për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“.

Prokurorët e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, të ngarkuar me këto dy raste janë duke i trajtuar me prioritet, si dhe kanë marrë pamjet nga vendet ku kanë ndodhur ngjarjet, kanë intervistuar dëshmitarë, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të zbardhur këto dy raste.