Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore e Mitrovicës heton kanosjen ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut


Mitrovicë, 16 tetor 2020 – Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se   bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga  ankuesi - kryetari  i Mitrovicës së Jugut  A.B.,  Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit.