Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për vrasje të rëndë


Gjilan, 24 Shtator 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit N.M., i cili gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 25 Korrik 2020.

 

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.M., më 25 Korrik 2020, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme familjare, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M., ashtu që pas fjalosjes, i njëjti me mjet të përshtatshëm – shufër metalike, e ka goditur në dorën e majtë dhe në kokë, e cila pasi është rrëzuar në dysheme, përsëri ka vazhduar ta godasë disa herë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

 

Në këtë mënyrë, i pandehuri N.M., ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe të shpallet fajtor për këtë vepër penale.