Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA PROKURORIA THEMELORE NË GJILAN, INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS DHE POLICIA E KOSOVËS


Gjilan, 22 Shtator 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Policia e Kosovës, ju njoftojnë se si rrjedhojë e aksionit të përbashkët në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, sot, në Policinë e Kosovës, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit është vetë-dorëzuar edhe një person i dyshuar.

 

Me vendim të prokurores së rastit, i dyshuari L.S., është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

 

Deri më tani ka shkuar në 31 numri i personave të ndaluar si rezultat i këtij operacioni.

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, Inspektorati Policor i Kosovës, Policia e Kosovës dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me këtë rast.