Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

30 ditë arrest shtëpiak për të dyshuarin që sulmoi gazetarët në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 04 prill 2020 – Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, caktimin e paraburgimit për të ndaluarin, M.Gj nga Mitrovica, i dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar“, nga neni 402 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Ndalimi i të dyshuarit ka ardhur pas një sulmi që i njëjti ka bërë me datë 23 mars ndaj ekipit të gazetës Blic, të cilët kishin shkuar në veri të Mitrovicës për të bërë një kronikë rreth situatës me pandeminë e Korona virusit. Që nga dita e sulmit ndaj gazetarëve, i dyshuari ka qenë në arrati, dhe është arrestuar ditën e enjte me datën 02 prill.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ditën e sotme me datë 04 prill i ka caktuar të dyshuarit masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji.

 

Me respekt,

 

Zyra për Komunikim Publik në ZKPSH

Prokuroria Themelore Mitrovicë