Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Speciale shënjestron edhe dy raste të reja

Prishtinë, 1 korrik 2020 - Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, si përfaqësues i Kryeprokurorit të Shtetit për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ka mbajtur  takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e këtyre krimeve.

Gjatë këtij takimi është prezantuar puna dhe ecuria e rasteve të shënjestruara deri më tani.

Po ashtu, ekipi i përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjëstrimin e krimeve të rënda ka shënjestruar edhe dy raste të reja, në të cilat raste ka të sekuestruar dobi pasurore që konsiderohet pasuri e fituar drejtpërdrejt nga veprat penale, vlera e të cilave është e një shkalle shumë të lartë.