Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Diskutohen mënyrat e punës në administratën e sistemit prokurorial

Prishtinë, 12 maj 2020 – Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, ka mbajtur takim me udhëheqësit e departamenteve të SKPK-së dhe zyrtarë nga zyra e tij, me ç’rast ka diskutuar për mënyrat e vazhdimit të punës në përshtatje me masat aktuale dhe koordinimin e aktiviteteve të tjera në proces të punës.

Rrjedhimisht në këtë kontekst është diskutuar lista e masave dhe udhëzimeve për mënyrën e punës së stafit në zyrë, respektimi i rrjedhës së afateve të ndryshme që kanë të bëjnë me stafin dhe vazhdimin e projekteve kapitale, koordinimi i punës me administratorë të prokurorive, NJSHPP-në dhe ZMNV-në, si dhe për procesi i zhvillimit të databazave dhe zbatimit të rekomandimeve të raporteve të Auditorit të Brendshëm.

Gjithashtu është diskutuar edhe analiza fillestare për funksionimin e uebportalit të sistemit prokurorial dhe Plani i punës për mirëmbajtjen e uebportalit të sistemit prokurorial, si një burim i rëndësishëm i informimit për qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe mediat.