Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim për themelimin e një paneli hetimor

Prishtinë, 4 maj 2020 – Këshilli Prokurorial i Kosovës, nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes komunikimit në distancë, ka marrë vendim për themelimin e panelit hetimor për rastin AD.Nr.01/20, për prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
 Sipas shortit, anëtarë të panelit hetimor do të jenë:
1.Xhevdet Bislimi, Prokuror në Prokurorinë e Apelit – Kryesues;
2.Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prizren – anëtar dhe
3.Njazi Rexha, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë - anëtar.
 
Anëtarë rezervë të panelit hetimor do të jenë:
1.Enver Sokoli, Prokuror në Prokurorinë e Apelit, dhe
2.Ismet Rrahmani, Prokuror në Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Ky panel hetimor i themeluar sot, është në vazhdën e angazhimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës për trajtimin e të gjitha ankesave të mundshme që mund të paraqiten ndaj prokurorëve.