Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Vazhdon puna në hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve

Prishtinë, 4 maj 2020 – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes video konferencës ka organizuar takimin e radhës të grupit punues për hartimin e Rregullores për vlerësimin e performancës së prokurorëve, takim në të cilin kanë marrë pjesë edhe anëtarët e KPK-së, Drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit, Drejtori i Njësitit dhe partnerët ndërkombëtar.

Gjatë këtij takimi ka vazhduar punën me diskutime të avancuara për strukturën dhe përmbajtjen e draftit të kësaj rregulloreje.

Me tej, drafti i kësaj rregulloreje do të dërgohet për trajtim të Komisioni për Çështje Normative, ndërsa do të dërgohet për komente edhe të organizatat e shoqërisë civile që merren me sistemin e drejtësisë në Kosovë.