Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Komunikatë nga Prokurori i Shtetit

Prishtinë, 21 gusht 2015 - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka autorizuar  Njësitin për krime ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që ti ndërmarrë veprimet hetuese në kuptim të dispozitave ligjore, duke pasur parasysh shkrimin në gazetën “Koha Ditore”, të datës 21 gusht 2015, me titull “Dhuratat dhe parat e universitetit ilegal për zyrtarët e shtetit”.

Kryeprokurori Hoxha, ka autorizuar që të intervistohen personat e përmendur në shkrimin e autorit Vehbi Kajtazi e ku dyshohet se ish Zëvendës Ministri i Arsimit Usmen Baldzi dhe ish Nënkryetari i Kuvendit, tani Deputet i Parlamentit të Kosovës, Enis Kervan, nga Prizreni të cilët dyshohen se ish Zëvendës Ministri e ka marrë  një laptop nga pronarët turq të Universitetit ilegal ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale për mos akreditim dhe falsifikim dhe nënkryetari i Kuvendit ka marrë të paktën 1.500 € para të gatshme pa u ditur arsyeja.

I pari i prokurorisë së Prizrenit, ka autorizuar të intervistohen personat e përmendur në artikullin e gazetës, si dhe të intervistohen personat tjerë të mundshëm për të cilët gjatë hetimeve do të rrjedhë ndonjë informacion të cilët do të kontribuonin në ndriçimin e rastit në fjalë.

Hoxha, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Njësiti i krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që të ndërmerr edhe veprime të tjera të cilat kanë apo mundë të kenë lidhshmëri me keqpërdorimet e mundshme në Universitetin ilegal i cili ka vepruar në këtë qytet, i cili tanimë është i mbyllur, të vërtetohet koha sa ka vepruar, se kush nga personat e akceptuar në këtë artikull kanë mundur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga Universiteti turk. 

Po ashtu, kryeprokurori Hoxha, ka kërkuar nga ana e policisë së Kosovës, që pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, të njoftohen me shkrimProkuroria Themelore në Prizren për veprimet e ndërmarra, në mënyrë që Prokurori i Shtetit, të shqyrtoj të njëjtat e më pas të vendosin për mënyrën meritore për çështjen e ngritur përmes informacionit tëmarrur nga ana e gazetës së përditshme “Koha Ditore” e datës 21 gusht 2015, nga autori Vehbi Kajtazi.