Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë për veprat penale: Krimi i Organizuar dhe Detyrimi
Prishtinë, 27 gusht 2015 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore të Ferizajt kundër gjashtë të pandehurve.
Katër të pandehur akuzohen për veprën penale: Krim i Organizuar, nga neni 283 i Kodit Penal të Kosovës lidhur me veprën penale: Detyrimi i Rënduar, nga neni 340 i Kodit Penal të Kosovës. Disa nga të pandehurit përballen me akuza shtesë përfshirë Zjarrvënie e Rënduar nga neni 334, 1, 2 dhe 3 i KPK-së, Uzurpim i Paligjshëm i Pronës së Paluajtshme, nga neni 332, paragrafët 1 dhe 3 të KPK-së, Vrasje e Rëndë në Tentativë nga neni 179, paragrafi 1.6 dhe 1.8 të KPK-së dhe Lëndim i Lehtë Trupor nga neni 188, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.1 dhe 1.2 i KPK-së.
Veprat e pretenduara penale shtrihen përgjatë periudhës kohore 2008 – 2015 dhe kanë të bëjnë me blerjen e parcelave të tokës në Ferizaj.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.