Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Ferizaj për një javë ka ngritur 72 aktakuza

Ferizaj, 17 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza , ka bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë (8) aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë (6) aktakuza.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.