Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim
Ferizaj, 19 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, sot, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, për caktim të masës së paraburgimit kundër të pandehurit K.B,i cili gjendet në ndalim prej datës 18.12.2018, për shkak të dyshimit të bazuar se më datën 18.12.2018 ka kryer veprën penale “Shkelja e urdhrave mbrojtës nga neni 25 par.1 të Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, konsideron se kërkesa është e arsyetuar dhe e bazuar në ligj.