Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim
Ferizaj, 20 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër të pandehurit F.A., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi,shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ” nga neni 273 paragrafi 1 lidhur me nenin 281 par.1 nën par.1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Të pandehurit, me kërkesë të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë sepse ekziston dyshimi i bazuar se më datë 17 dhjetor 2018, në kuadër të planit operativ “Stop Drogave në Shkollë” nga ana e Drejtorisë së Hetimit të Trafikimit me Narkotik (DHTN), në afërsi të shkollës, tek i pandehuri është gjetur një sasi e lëndës narkotike.