Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Aktakuzë për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”

Ferizaj, 27 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.Z., dhe G.H.

I pandehuri B.Z., me datë 22 Prill 2018, në Ferizaj me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin-miturin V.G., duke shtënë me armë në drejtim të tij, me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 par.1, nënparagrafi.1.1 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par. 1 të KPRK-së, kurse i pandehuri G.H., ka ndihmuar në kryerjën e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 par. 1 nënpar.1.1 lidhur me nenin 28 dhe nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Vlen të theksohet se që nga koha e kryerjes së veprës penale të njëjtit kanë qenë në arrati dhe me datë 12 dhjetor 2018 janë ekstraduar nga Mali i Zi për në Republikën e Kosovës.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.