Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për paraburgim

Ferizaj, 27 dhjetor 2018 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit F.D., sepse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Zjarrvënje” e sanksionuar në bazë të nenit 334 dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” e sanksionuar në bazë të nenit 365 të KPRK-së.

I pandehuri me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim për 24 orë.