Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë këtij viti ka ngritur 110 aktakuza për rastet e dhunës në familje
Ferizaj, 28 dhjetor 2018 - Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë vitit 2018, ka pranuar gjithsejt 130 lëndë të cilësuara si dhunë në familje me gjithsejt 138 persona lidhur me veprat penale “Sulmi”nga neni 187, “Kanosje”nga neni 185, “Lëndim i lehtë trupor”nga neni 188 “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).
Në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, nga të gjitha këto lëndë të pranuara gjatë këtij viti, periudha janar-dhjetor, janë kryer gjithsejt 122 lëndë, ku janë ngritur 38 aktakuza direkte ndërsa 72 aktakuza janë ngritur pas hetimeve, kurse, në nëntë raste është bërë kërkesë për trajtim psikiatrik.
Gjatë këtij viti, në këto lëndë të cilësuara si dhunë në familje, 108 viktima kanë qenë femra kurse 30 meshkuj.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e angazhuar që të i trajtoj me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje.