Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

U.D. Kryeprokurori i Shtetit priti në takim Kryetarin e Bordit të ARKEP-it

 

Prishtinë, 09 Shkurt 2024 – Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, i shoqëruar nga prokurori përgjegjës në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për Njësinë Ndërlidhëse të Përgjimeve, z. Lulzim Sylejmani, ka pritur në takim Kryetarin e Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), z. Nazim Rahimi me bashkëpunëtorë.

Në këtë takim u diskutua lidhur me zbatimin e Ligjit për Përgjimin e Komunikimeve Elektronike, obligimet që dalin nga ky ligj për operatorët e rrjetit telefonik në Republikën e Kosovës si dhe çështje tjera profesionale me interes të përbashkët.

U.D. Kryeprokurori i Shtetit, z. Kelmendi dhe Kryetar i Bordit të ARKEP-it, z. Rahimi, u darkorduan për avancimin e bashkëpunimit ndër-institucional edhe në të ardhmen.