Lajm - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

AKTAKUZË KUNDËR B.V PËR VEPRËN PENALE PËRGATITJA E VEPRAVE TERRORISTE OSE VEPRAVE PENALE KUNDËR RENDIT KUSHTETUES DHE SIGURISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Prishtinë, 15 shtator 2023 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamentin Special, kundër të pandehurit B.V.

Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri B.V. ka bërë përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë, me materie të rrezikshme, dhe vdekjeprurëse për jetën e njerëzve në kombinim me, NITRATE DE CALCIUM, në sheshin e Prishtinës ndaj pjesëtareve të komunitetit LGBTI dhe në pikën kufitare Merdarë, i njëjti me datë 21.02.2023, arrestohet nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime i pandehuri B.V. ka kryer veprën penale  ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’’,  nga neni 138 paragrafi 1 lidhur  me veprën penale  kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 të KPRK-së.