U.D. Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë
Prishtinë, 15 Shtator 2023 - Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Besim Kelmendi, është duke marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare kushtuar 30 vjetorit të krijimit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila po mbahet në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
U.d. Kryeprokurori Kelmendi gjatë ditës së sotme do të mbajë fjalim para të pranishmëve për përvojën dhe sfidat e institucioneve zbatuese të ligjit të Republikës së Kosovës, lidhur me hetimet dhe gjykimet ndaj personave të dyshuar për krime lufte.
Gjatë zhvillimit të kësaj Konference, U.D. Kryeprokurori Kelmendi është takuar me kryetarin e Shoqatës së Viktimave të Luftës dhe Dëshmitareve të Gjenocidit në Bosnjë e Hercegovinë z. Murat Tahirovic, si dhe me kryeprokurorë të vendeve të rajonit, të cilët po marrin pjesë në këtë konferencë të rëndësishme ndërkombëtare, me të cilët ka diskutuar për shkëmbimin e përvojave dhe tejkalimin e sfidave.