Fjalime - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Fjala e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, në konferencën për media me anëtarët e Bordit të Përbashkët për Sundim të Ligjit

Të nderuar të pranishëm,

Shumë herë deri më tani është thënë, por dëshiroj edhe një herë të përsëris dhe të theksoj rendësinë e sundimit të ligjit në Kosovë dhe obligimin e institucioneve të drejtësisë për të zbatuar atë. 

Për ne si kusht i veçantë i sundimit të ligjit dhe si qëllim primar është mbrojtja dhe fuqizimi i pavarësisë në punën e këtyre institucioneve, nga të gjitha ndikimet e jashtme të cilat tejkalojnë kornizat ligjore të veprimit. 

Dëshiroj të u jap porosi të gjithë qytetarëve të Kosovës se institucionet  e drejtësisë janë duke bërë përpjekje të mëdha për forcimin dhe ngritjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, ndërsa besoj që me vetë këtë do të çojë deri te kthimi i besimit  në institucionet e drejtësisë.  

Edhe një herë dëshiroj të falënderoj të gjithë për punën e deri tanishme dhe dëshiroj të ftojë të gjitha institucionet relevante dhe partnerët ndërkombëtar që të ofrojnë mbështetje institucioneve gjyqësore dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të pavarësisë së sistemit të drejtësisë. 

Ju falënderoj për vëmendje!