Aktivitetet Prokurorit Single - Psh | Sistemi Prokurorial i Republikës së Kosovës
left stars
right stars

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për përmirësimin e kapaciteteve të avancimit të konfisikimit dhe rikthimit të aseteve

Prishtinë - Bazel, 23 shtator 2020 - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe drejtoresha e Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), Gretta Fenner, si Partner Implementues i Projektit SAEK III të Zyrës së UNDP në Kosovë, kanë nënshkruar memorandumin e bashkëpunimit për mbështetjen e IBQ në kuadër të sistemit prokurorial për gjurmimin dhe identifikimin e aseteve të fituara në mënyrë të kundërligjshme, të cilat gjenden në shtetet tjera, si dhe për kontributin në avancimin profesional dhe zhvillimin e programeve të trajnimit.

Kryeprokurori Lumezi me këtë rast potencoi se “angazhimi i IBQ në avancimin e mëtejmë të sistemit prokuriorial është një hap i domosdoshëm, duke parë sukseset që IBQ ka treguar në shtetet tjera ku janë të angazhuar, duke ndikuar në rritjen e aseteve te kthyera në shtetin e origjinës të cilat janë fituar në mënyrë të kundërligjshëm”.

Me tutje, Kryeprokurori Lumezi shtoi se ky bashkëpunim është i mirëseardhur për Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit në forcim të sundimin e ligjit në vendin tonë dhe avancimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe konfiskimit të aseteve të përfituara në mënyrë të kundërligjshme.

“Përveç rritjes së bashkëpunimit më Institutin e Bazelit, ky memorandum do të ndikoj edhe në thëllimin e bashkëpunimit edhe me shtetet tjera të Bashkimit Evropian lidhur me ndihmën juridike, përkatësisht, identifikimin e pasurisë e cila gjendet në juridiksionin e shteteve tjera”, ka deklaruar në mes të tjerave Kryeprokurori Lumezi.

Në anën tjetër, drejtoresha Fenner, ka theksuar se “rikthimi i aseteve është një proces kompleks që kërkon kohë, megjithatë ndikimi është i madh dhe i shumëfishtë - jo vetëm që çon në rikthimin e pasurive, por gjithashtu parandalon korrupsionin, ul pandëshkueshmërinë dhe rrit besimin e publikut. Ky memorandum është një kthesë kyçe në luftimin kundër korrupsionit. Kryeprokurorit të Shtetit ne do t’i ofrojmë asistencë konkrete”.

Në këtë takim virtual të ceremonisë së nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit, përveç Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe  drejtoreshës së Institutit të Bazelit për Qeverisje (IBQ), Gretta Fenner morën pjesë edhe Përfaqësuesja Rezidente të UNDP-së Kosovë, Maria Suoko, Drejtoresha e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Znj. Katharina Stocker, dhe udheheqësja e Zyrës për zhvillim dhe bashkëpunim (SIDA), znj. Nasrin Pourghazian.

Nënshkrimi i memorandumit dhe ky bashkëpunim katër vjeçar u mundësua falë ndihmës që Zyra e UNDP në Kosovë është duke i ofruar në vazhdimësi Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, përmes Projektit SAEK III i cili mbështetet financiarisht nga qeveria zvicerane dhe ajo suedeze.

slider-img