NJOFTIM/FTESË

për përfaqësuesit e shoqërisë civile për monitorimin e procesit të intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Prokurorisë së Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore në: Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren

 

Të nderuar,

Ju njoftojmë se intervistat për Kryeprokuror të Prokurorisë së Apelit dhe kryeprokurorë të prokurorive themelore në: Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Pejë dhe Prizren do të mbahen më datë 13, 16 dhe 17 dhjetor 2024, në sallën e takimeve në ndërtesën e Prokurorit të Shtetit, kati 3, rruga “Luan Haradinaj”.

Intervistat do të fillojnë nga ora 11:00.

Gjatë monitorimit të intervistave nuk mund të përdoret telefoni, interneti, kamera dhe mënyra të tjera të komunikimit, andaj kërkohet nga monitoruesit që t’u përmbahen të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja.

Ju lutem të na konfirmoni emrin e monitoruesit në emailin: [email protected]