Share on

Facebook

Reagim publik nga Prokuroria Themelore në Prishtinë

 

Prishtinë, 2 prill 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, njofton se rasti i njohur në publik si “Albkings” është trajtuar me prioritetin dhe seriozitetin më të madh nga ana e Prokurorisë.

Prokurori i Shtetit ka përcjellur me vëmendje në vazhdimësi publikimet e ndryshme mediatike në lidhje me këtë rast, në veçanti këtu edhe së fundi publikimin e lajmit në portalin “Insajderi” me titull “Shtetit i iki Edin Nevzadi, rihapet një grup tjetër sikur “Albkings”/Pamjet tronditëse” dhe njofton publikun se lajme të tilla janë të pavërteta.

Prokurori i Shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës gjatë gjithë fazës së hetimit, por edhe pas ngritjes së aktit akuzues ka përcjell me kujdes dhe trajtuar me vëmendje çdo informacion mbi mundësinë e rihapjes së këtij grupi apo grupeve tjera me përmbajtje të ngjashme, informacione këto të cilat pas verifikimit kanë rezultuar të pavërteta.

Andaj, Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha mjeteve informuese të kenë parasysh me rastin e plasimit të lajmeve të mos publikojnë informata të pasakta, me qëllim të dezinformimit të publikut. Para çdo publikimi, mediat duhet të kujdesen për saktësinë e lajmit të tyre.