Share on

Facebook

Raport javor: Mbrojtësit e viktimave trajtojnë 58 raste të reja

Prishtinë, 28 mars 2025 – Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, gjatë periudhës njëjavore të punës, së bashku me mbrojtësit e viktimave në nivel të vendit, ka trajtuar 58 raste, si vijojnë:

  1. Dhunim, 1 rast;
  2. Bashkëjetesë nën moshën 16 vjeçare, 1 rast;
  3. Vrasje në tentativë, 1 rast;
  4. Shkelja e KUM-it, 2 raste;
  5. Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) të parashtruara në gjykatë , 9 raste;
  6. Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), 12 raste;
  7. Kërkesë për ndryshim të UM-it, 1 rast;
  8. Aktvendime të aprovuara, 8 raste;
  9. Aktvendime të refuzuara, 5 raste;
  10. 74 seanca gjyqësore;
  11. 18 seanca në prokurori;
  12. 84 këshilla juridike;
  13. 14 aktgjykime dënuese;
  14. 2 aktgjykime liruese;
  15. 6 referime të rasteve në QPS;
  16. 2 përfaqësime të rastit në polici;
  17. 1 përfaqësim të rastit në strehimore dhe
  18. 2 kërkesa për kompensim nga fondi i viktimave.