Prishtinë, 21 mars 2025 – Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, gjatë periudhës njëjavore të punës, së bashku me mbrojtësit e viktimave në nivel të vendit, ka trajtuar 46 raste të reja, si vijojnë:
- Dhunë në familje, 40 raste;
- Trafikim, 2 raste;
- Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeç, 1 rast;
- Vrasje në tentativë, 2 raste;
- Keqtrajtim ose braktisje të fëmijës, 1 rast;
- Kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM), të parashtruara në Gjykatë, 7 raste;
- Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME), 7 raste;
- Kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente të Përkohshëm (KUMEP), 1 rast;
- Kërkesë për ndërprerje të Urdhër Mbrojtjes nga pala, 6 raste;
- Aktvendime të aprovuara, 17 raste;
- Seanca gjyqësore, 88;
- Seanca në prokurori, 15;
- Këshilla juridike, 79;
- Aktgjykime dënuese, 21;
- Aktgjykim lirues, 1;
- Referime të rasteve në QPS, 9;
- Përfaqësim i rastit në Polici, 1;
- Përfaqësim i rastit në strehimore; 1
- Referim i rastit në ANJF, 1.