Share on

Facebook

Prokuroria Themelore në Prishtinë ngrit aktakuzë për trafikim të njerëzve

Prishtinë 20 shkurt 2025 – Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025 ndaj të dyshuarve D.R. dhe A.Gj., për shkak të veprës penale “Trafikim i njerëzve”, nga neni 165, paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo aktakuzë vjen si rezultat i një proces të gjatë hetimor, i cili është kryer në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, gjatë të cilit janë mbledhur prova të shumta që dëshmojnë se një numër i madh viktimash kanë qenë të trafikuara.

Prokurori i Shtetit vazhdon të jetë i përkushtuar në luftimin e veprave penale, andaj vlerësojmë se ky rast përfaqëson një hap të rëndësishëm në përpjekjet e autoriteteve për të luftuar trafikimin e njerëzve dhe shfrytëzimin seksual, duke bashkëpunuar ngushtë me organet hetimore dhe duke garantuar një drejtësi të plotë për viktimat e kësaj veprimtarie penale.